Kate Winslet thotë se fama që mori nga filmi “Titanic” ishte e tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë të mirat që i solli eksperienca si protagoniste në “Titanic”, Kate Winslet ka pranuar se ka pasur edhe moment të këqija.

48-vjeçarja u shfaq në kopertinën e fundit të “PORTER” ku ka kujtuar ndjesinë e parehatisë që i erdhi pas publikimit të tragjedisë romantike më të njohur në botë.

“U ndjeva sikur duhet të dukesha në një mënyrë të caktuar, sikur duhet të isha ajo që donin të tjerët dhe sidomos për shkak të ndërhyrjes së tepërt të mediave në atë kohë, ndihesha sikur kisha një jetë të palumtur”, u shpreh ajo.

“Gazetarët më thonin gjithmonë se pavarësisht famës që mora nga “Titanic” dhe mundësisë për të bërë çdo gjë, unë zgjodha të bëj gjëra të vogla. Atë zgjedhje e bëra pikërisht sepse fama ishte e tmerrshme”, shpjegoi me tej aktorja.

Megjithatë, Kate pranon se bashkë me këto siklete, ajo është e lumtur që ky film vazhdon të emocionojë njerëzit. “I vetmi moment që më duhet të fshihem patjetër është kur jam në një varkë diku”, e mbylli me shaka fjalën fituesja e Academy Award.

Hera e parë që Winslet pranoi të flasë për “Titanic” pas kaq shumë vitesh nga lançimi ishte në 2021-shin kur pranoi se ajo periudhë e futi në situatë mbrojtjeje dhe u ndje shumë e bullizuar nga mediat britanike./E.Ç

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV