Moti i keq përfshin SHBA, valë e dendur dëbore pritet në New Jork

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stuhi dimërore me lëvizje të shpejtë pritet të përfshijë të gjithë verilindjen e SHBA-së herët në mëngjesin e së martës, me nivelet e borës që vlerësohet të arrijnë në 15 cm në qytetin e Nju Jorkut përpara se vala e motit të ashpër të lëvizë më në veri më vonë gjatë ditës dhe të godasë Bostonin, paralajmërojnë sinoptikanët.

Në Nju Jork, merkuri nuk pritet të bjerë shumë nën zero, me mundësinë e dëborës së madhe dhe të lagësht, që është e vështirë të hiqet nga trotuaret dhe rrugët, tha Bob Oravec, një meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Nju Jorkut.

Kushtet që do të krijohen mund të jenë “veçanërisht të vështira” për udhëtim dhe mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe rënie të pemëve, paralajmëroi meteorologu amerikan.

 

Në New England, parashikimi për borë të dendur ka bërë që kryebashkiaku i Bostonit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke anuluar mësimin nesër në të gjitha shkollat.

 

“Pothuajse na kanë mbaruar lopatat e borës,” tha Ethan Straub, një menaxher i dyqaneve të pajisjeve në Boston. Siç shpjegoi ai, stoku i tij prej 100 lopatash kishte rënë në vetëm 12 këtë mëngjes. Që kur stuhia u rendit në raportet e motit, tha ai, ne kemi punuar me një ritëm të furishëm.

Autoritetet në Long Island, qytetin e Nju Jorkut dhe në verilindje të Nju Xhersit janë në gatishmëri për shkak të stuhisë./E.T

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV