Prej muajsh në burg për vjedhje votash/ Beleri bën lëvizjen urgjente në ‘Kushtetuese’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të caktojë sa me shpejt një datë për gjykimin e kërkesës së tij.

Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon të lejohet që të kryejë betimin./E.T

Të fundit

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Lajme të tjera

Web TV