Tomorri tregon situatën me inflacionin: Ekonomia evropiane do vuajë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni në eurozonë po bie më shpejt sesa u rrit dhe se kjo mund të jetë koha për kthimin e politikës monetare.

Lidhur me këtë gazetari Klodian Tomorri në një studio televizive, u shpreh se  pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë bankat rritën normën e interesit në mënyrë agresive.

Ai tha se Eurozona mund të ulë normat e interesit nga muaji gusht dhe sipas tij ekonomia evropiane do t’i vuajë për një periudhë të gjatë pasojat e dy krizave të fundi

“Ajo që ndodhi pas dallgësh së krizës që shkaktoi lufta në Rusi u vu re se bankat shtrënguan politikën, reaguan për të përmbajtur rritjen e çmimeve sepse politikbërja të vetmin instrument që ka për të ndikuar në rritjen e çmimeve është rritja e normës së interesit duke e bërë lekun, dollarin, euron më të shtrenjtë në varësi të vendit duke bërë që inflacioni të ndalë rritjen apo të nisë të bjerë.

Pas kësaj vale të gjitha bankat qendrore kryesore rritën normat e interesit në mënyrë agresive sepse dhe çmimet ishin duke u rritur në mënyrë agresive. Ato kaluan në 4-5-6% në varësi të vendeve. Por kur një bankë rrit normën e interesin ajo ngadalëson rritjen ekonomike dhe në Evropë ka qenë pyetja se kur do fillojnë bankat qendrore që të ulin normat e interesit për të nxitur ekonomin

Deri tani nuk ka patur një fillim të lehtësimit të politikës monetare. Është folur shumë se mund të fillojë, në eurozonë mund të fillojë nga vera, por mesa duket rënia e inflacionit ka ngritur zërat se mund të nisë më shpejt në Evropë.”

Më tej ai shtoi se normat e inflacionit nuk bëhen në bazë të një produkti por ai përfshin të gjithi shpenzimet që bën jo vetëm produktet, por dhe shërbimet që një konsumator konsumon në jetën e tij të përditshme.

Lexo edhe :  Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

“Llogaria nuk mund të bëhet me një produkt. Ashtu siç mund të ketë produkte dhe shërbime për të cilat shërbimi jo vetëm që nuk është rritur por ka rënë krahasuar me një vit më parë. Problemi Gjermanisë është më i thellë se sa thjesht një cikël i rënies ekonomike sepse në finale ekonomia është me cikle.

Ka periudha që rritet më shpejt dhe periudha më të ngadalta por problemi që po diskutohet me Gjermaninë është nëse po i vjen fundi asaj që bota e ka njohur si industrinë më të madhe, duket sikur ka një problem të humbjes së kokurueshmërisë gjermane. Sa i përket që ulja inflacionit duhet të ishte shoqëruar me një rritje më të shpejtë ekonomike ato nuk janë të lidhura domosdoshmërish, sigurisht që mbajta e inflacionit në nivele të moderuara është një parakusht për të pasur rritje ekonomike.

Duket që ekonomia evropiane do i vuajë për një kohë të gjatë pasojat e zhvillimeve që kanë ndodhur vitet e fundit pas pandemisë. Ekonomia shqiptare ndjek trendin e ekonomisë italiane. Gjysma e inflacionit në Shqipëri erdhi prej rritjes së marzhit të fitimeve të bizneseve.”, tha Tomorri./e.t

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV