Bie inflacioni por jo çmimet, ja ushqimet në të cilat u reflektua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni është ngadalësuar në këtë fillimvit, por ulja e çmimeve te ushqimet e shportës është reflektuar në pak produkte.

Në krahasim me një vit më parë ulje ka tek orizi me 1.6 lek/kg si dhe te veza, vaji lulediellit, sheqeri dhe domatja. Ndërkohë tek fruta-perimet; specat, kastraveci, qepa, fasulja nuk e kanë ndalur rritjen e çmimit, ashtu si edhe molla dhe portokallet.

Produktet e bulmetit ndërkohë vijojnë të shtrenjtohen më shpejt nga çdo kategori tjetër. Djathi i bardhë ka arritur në 900 lek/kg, ndërsa kaçkavalli rreth 1200 lek/kg sipas INSTAT. Qumështi është rritur me 1.5 lek në 156.6 lek/litri. Gjithashtu mishi dhe të gjithë nënproduktet e tij vijnë me rritje, ku më të fortën e ka pësuar mishi i qengjit në gati 1200 lek/kg, ndërsa mishi i viçit ndjek nga pas me përafërsisht 1115 lek/kg.

Qytetarët shprehen se mishi dhe djathi janë bërë të paprekshëm

Në një totale për listën e shportës bazike pa përfshirë produktet e akcizës, alkool, cigare, naftë një qytetarëve nga janari 2022 i janë rritur shpenzimet me 25%, ndërsa për t’i siguruar të gjitha i duhen 15 500 nga 12 170 lek, dy vite më parë. Ndërkohë paga mesatare gjatë kësaj periudhe është rritur me 17%, ku ka ndihmuar edhe rritja e fortë në administratën publike në tremujorin e dytë të 2023-it./O.S

Të fundit

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Lajme të tjera

Web TV