1 në 3 fëmijë me probleme me sytë/ Specialistët: Shkaktarët, pajisjet dixhitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në 3 fëmijë ka probleme me shikimin. Të dhënat vijnë nga program i depistimit të fëmijëve për shikimin. Mjeket okulistë thonë se këto probleme janë në rritje nga viti në vit.

“Depistimi nëpër shkolla ka treguar që një pjesë e rëndësishme e fëmijëve kanë problem me shikimin. Edhe në praktikën tonë të përditshme shohim një shtim të problemit të shikimit tek moshat e vogla dhe të reja. Nga 10 fëmijë, 20-30 % e tyre kanë shfaqur probleme me shikimin”, thotë mjeku okulist Rubin Topi.

Më e shfaqur është miopia apo problemi ne shikimin larg.

“Miopia është ajo që ka një rritje e cila është e dukshme po vihet re tek fëmijët e dhe syri dembel”.

Problematikat në rritje me shikimin, specialistët e lidhin me përdorimin për një kohë të gjatë me pajisjet teknologjike.

“Kjo është e lidhur me qëndrimin e gjatë me pajisjet teknologjike, sepse janë pikërisht pajisjet dixhitale të cilat formojnë miopi, numrin me minus, problemin me shikimin larg”.

Për të evituar problemet me shikimin, përveç rasteve të trashëguara, specialistët rekomandojnë kufizimin të përdorimit të telefonave dhe tabletave, si dhe shmangien e qëndrimit për orë të tëra përpara televizorit./O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV