3 shenjat që tregojnë se jeni në një martesë të vetmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martesa konsiderohet shpesh si një mishërim i shenjtë i dashurisë reciproke mes partnerëve, por ndoshta ju nuk e dinit që ky akt mund të çojë edhe në vetmi të thellë mes tyre. Pavarësisht premtimit në altar për dashuri të përjetshme dhe mbështetje, realiteti mund të sjellë një tjetër anë të medaljes, duke i lënë partnerët të ndihen të vetmuar.

Vetmia brenda martesës shtrihet përtej mungesës së aktit fizik, por çon edhe në një shkëputje emocionale dhe intimitet të paplotësuar.

Por, cilët janë tre faktorët që ndikojnë në vetminë gjatë martesës?

#1 Ka një shkëputje emocionale

Sipas një studimi të publikuar në Contemporary Family Therapy, çiftet që përfshihen në biseda të shpeshta dhe kuptimplota priren të përjetojnë kënaqësi më të madhe në marrëdhënie, të perceptojnë më shumë cilësi pozitive në marrëdhëniet e tyre dhe të ndihen më të afërt me njëri-tjetrin. Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me shkëmbimin e fjalëve, por edhe me të kuptuarit e vërtetë dhe lidhjen me partnerin/en në nivel emocional. Në rastet kur kjo lidhje mungon, atëherë ka shumë shanse që të ndiheni i/e vetmuar.

#2 Ju po shmangni bashkëshortin/en tuaj

Nëse e shihni që keni sjellje me natyrë shmangëse në martesë, si kalimi i tepërt i kohës larg shtëpisë, ndjekja e pasioneve të veçanta ose gjetja e justifikimeve për të shmangur ndërveprimet me bashkëshortin/en, kjo mund të tregojë vetminë e brendshme brenda martesës. Merrni një moment për të reflektuar mbi veprimet dhe motivimet tuaja. A po kërkoni ngushëllim dhe përmbushje jashtë marrëdhënies apo jeni brenda saj? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të thotë shumë për ju.

#3 Dhoma juaj e gjumit ka zënë “pluhur”

Lexo edhe :  Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Intimiteti është një aspekt thelbësor i kënaqësisë dhe lidhjes martesore. Kur ka rënie të dukshme ose mungesë të plotë të aktivitetit seksual brenda marrëdhënies, kjo mund të sinjalizojë shkëputje ose pakënaqësi emocionale. Intimiteti shtrihet përtej aktit fizik duke përfshirë edhe afërsinë emocionale mes partnerëve./E.Ç

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV