Arinjtë polarë drejt “dietës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arinjtë polarë kërcënohen nga uria si pasojë e ngrohjes klimatike. Deti Arktik po shkrin dhe tashmë sipas shkencëtarëve nuk do të jenë në gjendje të përshtatin dietën e tyre për të jetuar në tokë.
Speciet e veçanta normalisht ushqehen me peshq që i kapin në brigjet me akuj. Por teksa akujt shkrihen si pasojë e ngrohjes globale, shumë arinj po shpenzojnë shumë kohë në brigje duke ngrënë vezë zogjsh, manaferra dhe bar.

Por këto lloj kafshësh humbin peshë shpejt në tokë, duke rritur rrezikun e tyre për të ngordhur. Deri në vitet 1980 numri i arinjve u ul, kjo kryesisht për shkak të gjuetisë.

Me mbështetjen edhe të mbrojtjes ligjore, numri i tyre u rrit sërish. Por tashmë rreziku shfaqet si pasojë e temperaturave në rritje. Ujërat e ngrira në Artik janë kyçe për mbijetesën e arinjve polarë.

Arinjtë përdorin platformat e akullit në ujë për të gjuajtur foka, të cilat në fakt kanë edhe përqendrimin më të lartë të dhjamit, më së shumti në fund të pranverës dhe në fillim të verës. Por gjatë muajve më të ngrohta, shumica e pjesëve të Artikut janë tashmë pa akuj.

Në perëndim të Manitobës, ku ky studim u krye, periudha pa akuj u zgjat me tre javë që nga viti 1979 deri në vitin 2015. Për të kuptuar më mirë se si mbijetojnë këto kafshë teksa po shkrihen akujt, kërkuesit ndoqën aktivitetin e 20 arinjve polarë gjatë muajve të verës për një periudhë 3-vjeçare.

Ata u morën edhe mostrat e gjakut, i peshuan dhe i vunë pajisje GPS. Kjo i lejonte shkencëtarët që të shikonin lëvizjet e kafshëve, aktivitetin e tyre dhe se çfarë hanin. Gjatë muajve të verës, arinjtë u përshtatën me strategji të ndryshme për të mbijetuar, me disa prej tyre që pushonin dhe ruanin energjinë.

Lexo edhe :  Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Shumica u përpoqën të kërkonin ushqim në bimësi, manaferra ose notonin për të gjetur ushqim. Të dyja këto strategji dështuan sepse 19 nga 20 arinj humbën në peshë, dhe në disa raste deri në 11%.

Mesatarisht kjo do të thotë se kanë humbur 1 kilogram çdo ditë.

“Pavarësisht strategjisë që zgjodhën të përdornin nuk kishte asnjë përfitim real nga asnjë prej të dyja qasjeve”, tha Anthony Pagano, drejtuesi i ekipit kërkimor nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në Alaska.

Sipas studimit dy nga tre arinjtë që gjetën në ujë mbetje të kafshëve të ngordhura kaluan vetëm një kohë të shkurtër duke ngrënë pasi ishin të lodhur nga përpjekjet e tyre.

BBC shkruan se në botë kanë mbetur rreth 26 mijë arinj polarë, shumica e të cilëve në Kanada. Por gjenden edhe në SHBA, Rusi, Groenlande dhe Norvegji. Këto lloj kafshësh kanë nuhatje shumë të fortë, pasi mund ta ndjejnë prenë 16 kilometra larg./O.S

 

 

Të fundit

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Lajme të tjera

Web TV