Bashkimi i Bardhit me Berishën/ Analisti:Tentojnë t’i japin goditjen përfundimtare Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për bashkimin e Gazment Bardhit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas analistit Nazarko një bashkim i tillë ka mund të ketë ardhur edhe si pasojë e frikës së mungesës së një logoje për të garuar në zgjedhje.

“Ndoshta parashikojnë zgjedhje të parakohshme dhe frika se nuk ka një logo që të mund të garojë e ka shtyrë drejt Berishës”, tha Nazarko.

Gjithashtu Nazarko theksoi se me këtë bashkim tentuan edhe t’i japin një goditje përfundimtare grupit të Bashës.

“Përfshirja e Bardhit me Foltoren mendoj që është bërë edhe nga vajtja e Tabakut dhe shpalljes së saj si e privilegjuar e amerikanëve. Me këtë bashkim tentojnë t’i japin goditje përfundimtare grupit të Bashës sepse edhe ajo është një masë ndëshkuese dhe reagimi i dëshpëruar përballë fuqizimit të Tabakut, por meqë në foto është edhe Yuri Kim, mendoj që zgjedhje e vizitës tek SPAK është ide e zonjës Yuri Kim. Përveçse ajo e konsideron SPAK si një investim apo sukses personal të saj në karrierën e saj, dhe është një bashkëpunëtore e ngushtë e Blinken. Le ta pranojmë që ardhja e Blinken kur Rama është në fund të mandatit të tretë është një dhuratë e madhe për Ramën. Sa kohë që SPAK po godet djathtas dhe majtas ky qëndrim i Yuri Kim është njëlloj qershizë  e hidhur”, tha Nazarko.

Nga ana e tij Dritan Hoti theksoi se si Berisha po ashtu edhe kreu i PD Lulzim Basha kanë marrë peng tërësinë e elektoratit të Partisë Demokratike.

“Edhe Berisha dhe Basha kanë marrë peng tërësinë e elektoratit të PD që është një element shumë konstruktiv për shoqërinë”, tha më tej Hoti./O.S

Të fundit

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Lajme të tjera

Web TV