Filmi shqiptar sukses në Londër! “Këtu vallëzohet me hijet” rrëmben dy çmime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi “ Këtu vallëzohet me hijet” është vlerësuar me dy çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër.

Regjisori më i mirë Pluton Vasi dhe aktorja më e mirë Eri Shuke. Filmi na përplas në dy kohë, atë të sotmen dhe periudhën komuniste, duke na bërë të reflektojnë nëse vërtet kemi ndryshuar apo jemi të njëjtët. Filmi vazhdon të vizualizohet ende në kinemanë Close Up në Londër.

Filmi vendoset në Shkodër. Ai na njeh me Florën, një gazetare shqiptarë që rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një drame familjare me hijet e së shkuarës. “ Këtu vallëzohet me hijet”është nominuar për çmime edhe në festivale në Montreal, Sofie dhe Firence.

Karafil Shën mban rolin protagonist, me një interpretim të arrirë së bashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.

Filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë. Këtu vallëzohet me hijet, vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe Producentë Ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian./E.T

Të fundit

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me zjarret. Përmes një njoftimi, ministria ka...

Shteti që gjobit kompanitë nëse punonjësit e tyre janë mbipeshë

Një ligj unik në Japoni, i quajtur “Ligji Metabo”, synon të mbajë kombin të shëndetshëm, dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet personale....

Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike e krijuar nga zjarret në vend. “Me shqetësim të thellë po...

Lajme të tjera

Web TV