E rrallë/ Gruaja e lindur me gjysmë zemre sjellë në jetë binjakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 36-vjeçare, e lindur me vetëm një barkushe zemre, solli në jetë binjakë në Spitalin Universitar Gemelli të Romës.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, rasti i saj është i pari në Itali dhe vetëm një nga katër në botë.

Lindja u bë e mundur për shkak të vendosmërisë së gruas, si dhe përpjekjeve të specialistëve të Spitalit Pediatrik të Romës, të cilët janë kujdesur për të që në fëmijëri me sëmundje kongjenitale të zemrës dhe punonjësve të spitalit Gemeli, ku ajo ka lindur me prerje cezariane.

Nëna dhe binjakët, një djalë dhe një vajzë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“E dija se po rrezikoja shumë me gjysmën e zemrës time, por doja të bëhesha nënë. Të lindësh binjakë është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shtoi ajo./E.T

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV