Kur Berisha erdhi në pushtet, nga vizita e një sekretari Shteti-Parodia berishjane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Njerëzit e Foltores po mundohen ta relativizojnë vizitën e Antony Bliknen në Tiranë, duke i mbeshur kësaj vizite një aradhë të precedentëve të shumë sekretarëve të Shtetit që kanë vizituar Tiranën zyrtare.

Pasi tentuan ta lidhin pa lidhje me McGonigal, tani po thonë që është një nga turet normale që kanë bërë James Backer, Madlene Albright, Colin Powell, Hillary Clinton e John Carry.

Por këtu ka një logjikë që foltorja e harron. Sali Berisha ka ardhur në pushtet vetëm nga një vizitë e një sekretari Shtetit të SHBA. James Backer, i cili erdhi në Tiranë incognito, por që vendosi që të mos lërë gjatë qeverinë e stabilitetit të krijuar me një koalicion PS-PD.

Kjo qeveri jo vetëm u krijua nga një ide amerikane por u mbështet fort nga Uashingtoni. i cili më në fund mendoi se “mos po i japim oksigjen komuniztëve”. Në parim kishin të drejtë, por taktikisht ajo që ndodhi ishte shpërthimi i ferrit. Ndodhi tmerri i një kaosi edhe më i keq se 1997. Pra Sali Berisha erdhi në pushtet nga një vizitë e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Por për vjet në pushtet, edhe pse hyri 2 herë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, çka është një zhvillim i rëndësishëm, Berisha në qeveri nuk e pati një vizitë të një sekretari Shteti. Sepse DASH, që herët e deligjitimoi pushtetin e tij.

Në qeverisjen e dytë si kryeministër, në vitin 2012, Sali Berisha takoi dy herë Hillary Clinton kur ishte Sekretare Shteti. Një herë në Uashington, e një herë në Tiranë. Ishte koha kur PD-ja pagoi kompaninë Podesta si strategjiste e saj, e megjithatë, të dyja takimet me zonjën Clinton kanë qenë më shumë sesa politike.

Lexo edhe :  Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Hillary Clinton nisi atë process, duke pasur edhe fuqinë e reputacionit të saj e familjes me shqiptarët, të një marrëdhënie me Shqipërinë përtej qeverisë. Clinton ishte ajo që ndikoi fort në ardhjen e FBI për të hetuar 21 janarin në Shqipëri. Ku FBI ishte jetike për të nxjerrë të vërtetën e vrasjeve. Clinton ishte jetike në mbrojtjen e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe Presidentit Bamir Topi.

Hillary Clinton ishte jetike në krijimin e një klime jo përplasjeje por demokratike në Shqipëri. Ishte Clinton që pasi takoi Edi Ramën gjatë vizitës në Tiranë në 100 vjetorin e pavarësisë në 2021, që e futi opozitën në shinat parlamentare dhe institucionale.

E të vijmë te Antony Blinken. Ai vjen edhe për zhvillime të rëndësishme rajonale e globale, por mbi të gjitha vjen për të ritheksuar qëndrimin amerikan për non gratat. Të cilët jo vetëm janë jashtë orbitës, por që konsiderohen si elementë jashtë interesave amerikane. E një nga të rejat e vizitës së Blinkenit, përveç të tjerat do të jetë qëndrimi për non gratat.

E ka shumë gjasa që të tregojë edhe më shumë nga provat që qeveria amerikane ka në dorë. Madje avokat Ngjela ka thënë se do të vijë me dosje me vete. E vërtetë? Të shohim!/e.t

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion;...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

Lajme të tjera

Web TV