Të dashuruarit festojnë sot! Çfarë është “Shën Valentini”, legjenda që solli 14 shkurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e romanticitetit, ose më mirë e Shën Valentinit. Qytetet janë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet. Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt, në ditën kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme.

Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori rreth tij. Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”, thuhet në legjendat që shoqërojnë këtë datë. Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët kishin një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt. Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha vendosi ta shndërronte këtë festival në festë të krishtere dhe vendosi për ta rikujtuar Shën Valentinin. Kohë pas kohe emri i Shën Valentinit filloi të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat personit që dashuronin./E.Ç

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV