U kap brenda ‘shtëpisë së barit’ në Britani, i riu shqiptar dënohet me 12 muaj burg!

Një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte arrestuar nga policia britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në Rushden, është dënuar me 12 muaj burg.

I riu, Leonardo Çapja u arrestua në një “shtëpi bari” në shtator të vitit të kaluar.  Gjatë operacionit, Çapja tentoi të arratisej nga dritarja e shtëpisë por nuk pati sukses.

Në dëshminë e tij, si shumë të rinj shqiptarë të tjerë të arrestuar për këtë veprimtari kriminale, 25 vjeçari u shpreh se e kishte bërë këtë për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh që ia kishte dhënë banda që e kishte trafikuar për në Britaninë e Madhe.

Policia sekuestroi rreth 120 bimë kanabisi për të cilat kujdesej 25 vjeçari i arrestuar./e.t