Ukrainasit fundosin “Cezar Kunikovin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E dyta anije e madhe luftarake ruse që sulmohet në Detin e Zi

Ukrainasit i fundosin rusëve një anije të madhe luftarake në Detin e Zi. Cezar Kunikovin, një anije amfibe e epokës sovjetike që shfaqet edhe në këtë filmim në momentin kur një shpërthim i madh ndodh në bordin e saj.

Sulmi ndodhi në brigjet jugore të Krimesë, pranë qytezës Haspra. Filmimi u publikua nga Drejtoria e Zbulimit Ukrainas që tha se anija u fundos nga një sulm ukrainas me dronë detarë. Rusët deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment për ngjarjen, por pamjet satelitore tregojnë se flota ruse nuk është më në pozicion pas sulmit.

Nëse konfirmohet, kjo nuk është hera e dytë që ukrainasit fundosin anije të rëndësishmetë flotës detare ruse të Detit të Zi, pas fundosjes Dhjetorin e kaluar të anijes Novoçerkask.

Ky është sulmi i parë i madh që kryet vetëm pak ditë pas emërimit të shefit të ri të shtabit, Gjeneralit Oleksandër Sirski. Kievi po përpiqet të ashpërsojë luftën kundër rusëve, teksa po përballet me mungesën e ndihmave ushtarake dhe financiare nga perëndimi por edhe me mungesën e rekrutëve në vend./O.S

Të fundit

Dy gabimet taktike të opozitës që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Eduard Zaloshnja Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e...

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar...

Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht...

Mira Murati sfidon me pagat, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit...

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet...

Lajme të tjera

Web TV