8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm gjatë 2024-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja e lirisë absolute dhe eksplorimi të destinacioneve të reja është gjithnjë emocionuese, por kur aventurat bëhen vetëm mund të ketë edhe hezitime. Zakonet e vendasve, kultura e re, ushqimi dhe vendet e reja mund të jenë faktorë që ndikojnë te njerëzit për të mos ndërmarrë të tilla vendime, ama ekspertët thonë se një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këtë vit është pikërisht një udhëtim vetëm.

Vende të reja të pasura me kulturë, shumë diell dhe sporte ujore, festa deri në agim, gjithçka ju duhet për pak më shumë adrenalinë.

#1 Trajtime mirëqenieje në Tajlandë

I karakterizuar nga pyjet malore, ujëvarat e fshehura dhe plazhet e paprekura, ky vend është një “festë” për shqisat. Nëse doni një udhëtim për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore, zgjidhni këtë destinacion pasi terapistët e masazheve, mentorët e meditimit, mjekët popullorë kinezë do të jenë udhërrëfyesit tuaj.

#2 Kultura e ushqimit në Japoni

E njohur për kuzhinën e klasit botëror, Japonia është një strehë për udhëtarët e vetëm që kërkojnë të zgjerojnë shijet e tyre. Falë edhe lehtësisë së lëvizjeve përmes transportit publik, nuk është çudi që ju të shihni plot turistë që shijojnë kuzhinën tradicionale japoneze krejt vetëm.

#3 Mençuria e lashtë në Greqi

Ishujt e Greqisë joshin udhëtarët për peizazhet që preken nga dielli dhe ujërat e kaltër, por nëse nuk jeni gati për udhëtime të gjata me traget dhe turistë me turistë, drejtohuni për në gadishullin e Peloponezit. Metodat e shërimit përmes zërit apo trajtimet e balancimit të chakra-ve deri te masazhet dhe konsultimte e transformimit mund të jenë ideale për ju.

#4 Aventura në Zelandën e Re

Peizazhet e borës të përziera me vendasit që e bëjnë Zelandën e Re një zgjedhje magnetike për udhëtarët e vetëm që janë në kërkim të një aventure që do u ndryshojë jetën. Ky vend është i njohur për shtëpizat e aventurës, ku mund të krijoni një lidhje me natyrën, të bëni shëtitje në fshat të hipur në kuaj dhe të shijoni një super eksperiencë.

Lexo edhe :  ‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

#5 Rafting me ujërat e bardha të Kanadasë

Aventurat me kanoe në lumin Bow, raftin që përfundon në një shpellë, pse jo edhe degustimi i verës në luginën Okanagan mund të jenë zgjedhja e atyre udhëtarëve që duan diçka të re.

#6 Zhytje në Bahamas

I lakmuar për plazhet me rërë rozë dhe fshatrat piktoreske bregdetare, ishulli Harbour është një parajsë e qetë në Bahamas, ku gjelat lëvizin lirshëm dhe derrat rrinë në breg. Nëse doni diçka më të personalizuar që ka lidhje me aventurat e detit dhe skuba dive janë një super ide.

#7 Ceremonitë e shërimit të zërit në Meksikë

Një thesar i madhështisë natyrore dhe historisë së lashtë, ky vend është nderuar për kulturën Maja, ndërsa një program shërimi dhe vetëreflektues kërkon u sugjerohet gjithë udhëtarëve. Përvoja e shërimit në një guvë gëlqerore, një ceremoni private me udhëheqës shpirtëror dhe ekskursionet në rrënojat arkeologjike janë pjesë e kësaj përvoje.

#8 Ecje me biçikletë në Argjentinë

Kombinoni dashurinë tuaj për udhëtimin dhe çiklizmin me një udhëtim në Argjentinë. Pedaloni përgjatë shtigjeve me vreshta midis majave me dëborë, ndërsa ndaleni rrugës për të zbuluar shije të reja të gastronomisë së zonës./E.Ç

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV