Banka e Shqipërisë i vlerëson në rritje rreziqet inflacioniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e rritjes së çmimeve në ekonominë shqiptare paraqiten në rritje.

Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit balanca e rreziqeve për inflacionin anon në kahun rritës dhe në veçanti presionet e reja për rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve në prani të konflikteve rajonale prezantojnë rreziqe të reja për një inflacion global më të lartë, por edhe për lindjen e efekteve të raundit të dytë në formën e rritjes së pritjeve inflacioniste. Paralelisht me to, presionet nga tregu i brendshëm i punës në Shqipëri mund të rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme, duke shtyrë për lart trajektoren e parashikuar të inflacionit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjendja ciklike e ekonomisë vijon të mbetet pozitive. Punësimi ka vazhduar të rritet dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa hendekët e prodhimit, të punës dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve mbeten në kahun pozitiv. Tregu i shtrënguar i punës ka vijuar të nxisë rritjen e pagave në sektorin privat. Këto zhvillime mbajnë në nivele ende të larta inflacionin bazë dhe të brendshëm, pavarësisht ngadalësimit të përmbajtur të tyre në tremujorin e katërt. Inflacioni mesatar i tremujorit të katërt 2023 rezultoi në vlerën 3.9%, duke regjistruar një rënie prej 0.2 pikësh përqindjeje kundrejt tremujorit paraardhës dhe prej 4 pikësh përqindjeje kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca rënëse e inflacionit u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializimi gradual i impaktit të kursit normalizues të politikës monetare. Intensiteti i reduktimit të inflacionit erdhi në ngadalësim progresiv gjatë tre tremujorëve të fundit. Në veçanti, ngadalësimi i trendit rënës të inflacionit në tremujorin e katërt pasqyroi si rënien më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare ashtu edhe rritjen e çmimeve të naftës. Megjithatë, paralelisht me këto efekte të tregut të huaj, rritja e shpejtë e turizmit u pasqyrua në çmime të larta të shërbimeve dhe të qirave gjatë tremujorit të katërt.

Lexo edhe :  Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Në përputhje me analizën dhe parashikimet e mësipërme, Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 7 shkurt vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%.

Megjithatë, në deklaratë Këshilli theksoi se qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste dhe rreziqet e kahut të sipërm mbi inflacion kërkojnë monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe reagim në kohë nga politika monetare, për të garantuar respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve.

Të dhënat e para të vitit 2024 treguan një rënie të mëtejshme të inflacionit në 3.4% për muajin janar. Megjithatë, mbështetur edhe në analizën e Bankës së Shqipërisë, rreziqet inflacioniste ngelen të larta dhe mund të aktivizohen më tej pas tremujorit të dytë, kur pritet rritje e kërkesës, e lidhur me turizmin, por edhe me rritjen e pagave në sektorin publik./ Revista “Monitor”

Të fundit

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin,...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Lajme të tjera

Web TV