Lubonja për fjalimin dhe mesazhet e Blinken: Përdori standard të dyfishtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për analistin Fatos Lubonja janë me dy standarde.

I ftuar këtë mbrëmje ne emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se Blinken e trajtoi Edi Ramën “si sheik”, duke e cilësuar si “burrë të shquar”.

Sipas analizës së tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’.

Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse  e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet.

Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme.

Lexo edhe :  A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike.

Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, u shpreh Lubonja./e.t

Të fundit

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me...

“Putin s’është burr i keq”/I dërguari i Trump hedh poshtë planin e kryeministrit britanik

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, është hedhur poshtë nga...

“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama...

Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Ambasada e amerikane: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet!

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm duke përcjellë mesazhin e qartë se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV