Kryeministri australian i propozon për martesë partneres së tij pas 4 vitesh së bashku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri australian, Anthony Albanese ka treguar se është fejuar me partneren e tij prej katër vitesh, Jodie Haydon. Ai propozoi për martesë në Lozhë, rezidenca zyrtare e kryeministrit në Canberra, në ditën e Shën Valentinit.

60-vjeçari dhe partnerja e tij u takuan në një darkë biznesi në Melburn në vitin 2020. Ai është lideri i parë australian që u fejohet ndërsa është në detyrë.

Anthony Albanese publikoi lajmin në rrjetet sociale teksa publikoi një selfie me 45-vjeçaren dhe shkroi: “Ajo tha po”, ndërsa në gishtin e Haydon duket unaza me të cilën kryeministri i propozoi për martesë.

“Ne jemi të emocionuar që të ndajmë këtë lajm me ju dhe mezi presim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”, thanë çifti më vonë në një deklaratë të përbashkët.

Ndërsa nuk kanë munguar urimet për fejesën nga kolegët në Parlament.

“Dashuria është një gjë e bukur. Jam shumë e lumtur për ju të dy!” shkruan Ministrja e Jashtme Penny Wong.

Albanese ka një djalë, 23-vjeçarin Nathan Albanese, me ish-zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor, Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë./e.t

Të fundit

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Lajme të tjera

Web TV