A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni më të lumtur se beqarët!

“Sido që t’i analizoni të dhënat, ne shohim një avantazh mjaft të madh dhe të dukshëm te personat e martuar për sa i përket mënyrës se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre,” tha autori i sondazhit Jonathan Rothwell, ekonomist në “Gallup”.

Studimi mori në shqyrtim 2.5 milionë persona të rritur në SHBA nga vitit 2009 deri në 2023-ishin, të cilët u pyetën se si e vlerësonin jetën e tyre aktuale, ku zero ishte vlerësimi më i keq i mundshëm dhe 10 më i larti. Më pas, studiuesit i pyetën të anketuarit se cili do të ishte niveli i lumturisë në pesë vitet e fundit. Gjatë periudhës së anketimit, të martuarit raportuan vazhdimisht nivele të larta të lumturisë në krahasim me të pamartuarit, duke filluar nga 12% në 24% më të larta në varësi të vitit, sipas të dhënave.

Arsimi është një faktor me shumë ndikim në çështjet e lumturisë, por të dhënat treguan se të rriturit e martuar që nuk kanë ndjekur shkollën e mesme e vlerësojnë jetën më shumë sesa të rriturit e pamartuar me një diplomë universitare.

“Elementet e tilla si: raca, mosha, gjinia dhe arsimi kanë rëndësi. Por martesa duket se ka më shumë rëndësi se ato gjëra kur bëhet fjalë për të jetuar jetën më të mirë,” tha Bradford Wilcox, profesor dhe redaktor i këtij sondazhi.
Një ndryshim në mënyrën se si i zgjidhni partnerët në jetë

Ndoshta lumturia e lidhur me martesën ka të bëjë me atë që njerëzit presin prej saj. Vitet e fundit është vërë re një zhvendosje graduale nga “martesa romantike” në “martesën shoqërore”, që do të thotë se njerëzit po si zgjedhin si partnerë jete, miqtë e tyre më shumë sesa partnerët pasionantë.

Lexo edhe :  E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Koncepti i përkushtimit nënkupton përvojën e të qenit i/e lidhur me një person tjetër. Në rastin më të mirë, do të thotë të jesh i/e lidhur me dikë që është një bazë e qëndrueshme dhe e sigurt në shtëpi dhe që do të jetë aty për ty përballë çdo fatkeqësie apo problemi.

A duhet të martoheni patjetër për të qenë të lumtur?

E vështirë të thuhet nëse martesa është arsyeja për të qenë më të lumtur në jetë! Njerëzit që duan një stabilitet familjar dhe karrierë të pranueshme zgjedhin martesën, pasi kjo i lejon të investojnë më shumë në tregun e punës dhe karrierë, sidomos te burrat, ndërsa gratë janë të më orientuara drejt familjes, shtëpisë, fëmijëve etj./E.Ç

Të fundit

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

Lajme të tjera

Web TV