Rama në konferencë me Blinken vlerëson reformën në drejtësi: Njerëz të ekzekutivit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vlerësoi përpara sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbështetjen amerikane për reformën në drejtësi.

Rama: Dua ta falënderoj publikisht sekretarin e Shtetit për çka kemi thënë për të gjitha kontaktet me miqtë amerikanë për mbështetjen e pa zëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend ku nuk ka pasur kurrë drejtësi dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë nuk do të ishte e mundur që ligji ishte i barabartë për të gjithë, duke na mundësuar që sot edhe në Shqipëri si në çdo vend ambicioz është e mundur që njerëz në pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirren për të dhënë llogari përpara ligjit për shkelje të ligjit. Kjo është diçka, peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do ta konceptojë shumë vite më pas.

Kur nisëm përpjekjen për reformën në drejtësi ne morëm mbështetjen nga aleatët tanë dhe të gjitha anketimet gjenim një mbështetje masive përtej polarizimit tradicional politik. Nuk është sekret zt.Sekretar që këtu ne e kemi problem të gjejmë konsensus edhe për orën. Nëse pyesim sa është ora, kemi një orët të majtë, të djathtë dhe të qendrës. Monumenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit mbi ligjin erdhi. Kemi folur për reforma. Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e këtij partneriteti, kjo arsye është angazhimi i partnerëve tanë strategjik në mbështetje për të ndryshuar faqen e historisë së Shqipërisë./O.S

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV