Sa shpesh duhet t’i pastroni çarçafët, batanijet dhe këllëfët e jastëkëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besohet se një të tretën e tërë jetës tuaj e shpenzoni në shtrat. E kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të siguroheni se jeni duke fjetur në diçka që përveç se është komode, është gjithashtu e pastër

Ky artikull do t’ju mësojë se sa shpesh duhet t’i pastroni këllëfët e jastëkëve, batanijet dhe çarçafët. Paraprakisht duhet të shpenzoni se të gjitha këto përmbajnë djersë, vajra të lëkurës, qeliza të vdekura të lëkurës, mikrobe e baktere.

Nëse nuk i pastroni aq shpesh sa duhet, ju mund të përfundoni me akne, acarim të lëkurës dhe infeksione të ndryshme.

Këllëfët e jastëkëve

Këllëfët e jastëkëve shumë lehtë mund të ndoten sepse janë vazhdimisht në kontakt me fytyrën dhe flokët, e që të dyja prodhojnë shumë vajra, baktere e mikrobe.

Është ide e mirë t’i pastroni këllëfët një herë në javë, e posaçërisht nëse jeni të rrezikuar nga aknet.

Përveç se duhet t’i pastroni këllëfët një herë në javë, gjithashtu duhet t’i pastroni edhe jastëkët çdo tre muaj.

Batanijet

Ndryshe nga jastëkët, nuk është nevoja t’i pastroni batanijet në baza javore, ndonëse kjo varet nga ajo se sa shpesh jeni duke i përdorur.

Ekspertët thonë se mjafton t’i pastroni batanijet një herë në muaj apo një herë në dy muaj.

Çarçafët

Me përjashtim të kokës, i tërë trupi juaj është gjithmonë në kontakt me çarçafët e shtratit.

Prandaj është edhe e lehtë që këta çarçafë të mbushen me pluhur e ndotësia tjera. Ekspertët sugjerojnë t’i pastroni çarçafët në baza javore, e posaçërisht nëse djersiteni gjatë natës. /O.S

Të fundit

Shifrat janë kundër tij! Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Partia Demokratike ka siguruar deri tani 14 mandate në qarkun e Tiranës. Edhe pse me 70 mijë vota, tashmë...

“Vota e 11 majit, shuplakë për Berishën”/ Saliu ka sjellë vetëm fatkeqësi për vendin!

Avokati Idajet Beqiri, tha se Sali Berisha ka sjellë vetëm fatkeqësi për Partinë Demokratike. “Qeverisjen e mirë të gjithë e duan. Askush nuk do më...

Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, nuk e konsideroi shumë surprizues rezultatin e PS, përveç Fierit dhe Elbasanit,...

“Betohet” Dashnor Sula/ Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se nuk do të kthehet...

Festivali i filmit në Kanë i rreptë me kodin e veshjes: Jo zhveshje!

Festivali i Filmit në Kanë i thote “boll” zhveshjes: Organizatorët e eventit të rëndësishëm kanë përcaktuar së fundi rregulla të reja e më të...

Lajme të tjera

Web TV