“Pensionistët, shtresa më e diskriminuar”/ Meta: Po varfërohen gjithnjë e më shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, gjatë së cilës ka thënë se pensionistët janë pjesa më e diskriminuar e shoqërisë.

Meta tha se kjo kategori përballet me vështirësi për shkak të kostos së lartë të jetesës, teksa dha dhe disa propozime për të zgjidhur këtë problem.

“Nga te dhënat e Fondit Monetar Nderkombetar sepse INSTAT ka bllokuar informacionin statistikor kemi krahasuar rritjet e pensioneve e pleqërisë ne zonat urbane dhe ne zonat rurale ne dy periudhat ne raport me rritjen e çmimeve dhe rritjen ekonomike nga mund te gjykojmë me fakte te plota mungesën  e përgjegjësisë dhe kujdesit te Qeverise aktuale”, tha Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Kategoria sociale e shoqërisë me e diskriminuar mbeten pensionistet te te gjitha kategorive te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada përballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe një kosto te larte te jetesës.

Pensionistet dhe grupet ne nevoje jane varfëruar me shume si per shkak te mos rritjes te duhur te pensioneve dhe perfitimeve sociale, te rritjes se cmimeve, dhe kujdesit te munguar shendetesor

Rritja e diferencuar e pensioneve po te krahasojmë periudhën 2002-2013 dhe 2013-2023
Ndërmjet dy periudhave rritja e pensioneve eshte shume here me e larte ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023. Po te krahasojmë dy periudhat e rritjes se pensioneve, tregohet se :

Pensionet e pleqërisë ne zonat urbane janë rritur 3.6 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë ne zonat rurale janë rritur 6.4 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e invaliditetit ne zonat urbane janë rritur 1.5 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet e invaliditetit ne zonat rurale janë rritur 5.1 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat urbane janë rritur 2.3 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023

Pensionet familiare ne zonat rurale janë rritur 3 here ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023 ne te cilne janë ulur rreth -23%.

Rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 9.3 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 6.3% ne vit.

Pensionet familiare ne qytet ne tete vite u rriten mesatarisht ne 6.7% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 23.1% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht  ne 27.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne tete vite u rriten mesatarisht ne 24.3% ne vit

Rritja e pensioneve ne periudhën 2013-2023

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 2.6 % ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 4.2% ne vit.

Lexo edhe :  Përse vëllai i “Rrumit” kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit? Policia zbulon arsyen

Pensionet familiare ne qytet ne dhjete vite u rriten mesatarisht ne 2.9% ne vit.

Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 3.6% ne vit.

Pensionet e invaliditetit ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht  ne 5.4% ne vit.

Pensionet familiare ne fshat ne dhjete vite u zvogëluan mesatarisht ne -2.3% ne vit.

Cfare ka mbuluar rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Nga te dhënat e Fondit Monetar Nderkombetar sepse INSTAT ka bllokuar informacionin statistikor kemi krahasuar rritjet e pensioneve e pleqërisë ne zonat urbane dhe ne zonat rurale ne dy periudhat ne raport me rritjen e çmimeve dhe rritjen ekonomike nga mund te gjykojmë me fakte te plota mungesën  e përgjegjësisë dhe kujdesit te Qeverise aktuale

Ne periudhën 2005 – 2013 inflacioni ne tete vite rezulton te jete 20% dhe rritja reale ekonomike ne 40%.

Ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat urbane ne tete vite eshte 74%, rritje qe ka mbuluar rritjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka perfshire rritjen reale ekonomike.

Po ne kete periudhe rritja e pensioneve te pleqërisë ne zonat rurale eshte 184% duke tejkaluar se bashku indeksin mesatar te çmimeve, përfshi dhe indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe rritjen reale ekonomike.
Ne periudhën 2013-2023 inflacioni ne dhjete vite rezulton ne jete 30% dhe rritja reale ekonomike ne 35.5%.

Ne kete periudhe rritja e pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6%,, ndersa pensionet e pleqërisë te fshatit jane rritur ne kete periudhe 36%. Keto rritje nuk kane mbuluar indeksin e cmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, po ashtu dhe përftimin nga rritja reale ekonomike.

Sa duhet te ishte rritja e pensioneve te pleqërisë nga rritja e çmimeve si dhe përfitimi nga rritja reale e ekonomisë
Ka disa vite qe spiralja e çmimeve nuk ndalet. Ne veçanti ne vitet e fundit çmimet e artikujve ushqimore ne vazhdimësi po tregojnë nje  rritje dy shifrore.

Ne periudhën 2013-2023 rritja e çmimeve te artikujve ushqimore dhe pije eshte 59.1%. Pesha e shpenzimeve per ushqime ne te ardhurat e tyre eshte 59%.

Per kete periudhe indeksimi i masës se pensionit te pleqërisë do te duhej te ishte rreth 40% per te mbuluar rritjen e çmimeve përfshi te atyre ushqmore. Kur nderkohe indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetëm 25.6% dhe ne zonat rurale eshte 36%.

Qeveria do te duhet te konsideronte ne rritjen e pensionit gjithashtu dhe rritjen ekonomike ne periudhën 2013–2023 ne masën 35.5%.

Ne total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do te duhej te ishte ne 75.5% ne fund te vitit 2023 krahasuar me fund vitin 2013. Kjo do te thotë qe pensioni i pleqërisë ne fund te vitit 2023/    S.M