Presidenti Macron uron Vjosa Osmanin për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar homologen e tij, Vjosa Osmani, për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një letre, Macron thotë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e Pavarësisë, 16 vite më parë.

Po ashtu, ai tha se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe i kërkoi autoriteteve të Kosovës që të marrin vendime të guximshme.

“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit.

Më tej, Macron tha se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore./O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV