Sondazh: 43% e shqiptarëve s’duan kryeministër as Ramën, as Berishën, as Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksponentë të opozitës po shfaqin optimizëm për një fitore më 2025. Shtysë për këtë optimizëm të tyre është bërë krijimi i një konfederate të Rithemelimit me fraksione e parti të vogla opozitare, si dhe sondazhet më të fundit amerikane, që tregojnë se Trump ka aktualisht epërsi ndaj Biden në garën presidenciale.

Po ç’mendojnë shqiptarët e thjeshtë për gjasat e fitores së opozitës më 2025?

Në një sondazh elektronik për shqiptarja.com, që e zhvillova sot me 2000 SMS krejt të rastësishme (të dërguara në gjithë territorin e vendit), bëra këto tri pyetje: “1-A mendoni se Konfederata e Rithemelimit me partitë e vogla opozitare do të ndikojë për një fitore të opozitës më 2025?”, “2-A mendoni se një fitore e Trump-it në SHBA do të ndikonte për një fitore të opozitës më 2025?”, dhe “3-Kë doni të jetë kryeministër më 2025?”. Sondazhin e mbylla kur u plotësua një kampion kombëtar prej 1100 të anketuarish, përfaqësues të banorëve të rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht e politikisht.

Më poshtë vijojnë përgjigjet e të anketuarve.

Vetëm çereku i të anketuarve anojnë nga mendimi se Konfederata e Rithemelimit me partitë e vogla opozitare do të ndikojë për një fitore të opozitës më 2025 (konkretisht, 18.2% janë përgjigjur “Po”, dhe 6.3% “Anoj nga po”). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 500 mijë banorë të rritur janë tek “po-ja” ose anojnë nga “po-ja”. Nga ana tjetër, rezulton se përafërsisht 1 milion e 550 mijë banorë të rritur nuk janë të mendimit se Konfederata e Rithemelimit me partitë e vogla opozitare do t’i rrisë gjasat për një fitore të opozitës më 2025. (Shënim: Vjet më 14 maj, rreth 500 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakë të Bashkimit për Fitore, ndërsa rreth 800 mijë votuan për kryebashkiakë socialistë.)

Lexo edhe :  "Lini telefonat në shtëpi", shpallen masat për Provimet e Maturës

Ndër të anketuarit, 30% anojnë nga mendimi se një fitore e Trump-it në SHBA do të ndikonte për një fitore të opozitës më 2025 (konkretisht, 21.4% janë përgjigjur “Po”, dhe 8.6% “Anoj nga po”). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 615 mijë banorë të rritur janë tek “po-ja” ose anojnë nga “po-ja”. Nga ana tjetër, rezulton se përafërsisht 1 milion e 435 mijë banorë të rritur nuk janë të mendimit se një fitore e Trump-it në SHBA do t’i rriste gjasat për një fitore të opozitës në Shqipëri. (Shënim: Vjet më 14 maj, rreth 500 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakë të Bashkimit për Fitore, ndërsa rreth 800 mijë votuan për kryebashkiakë socialistë.)

Plot 43% e të anketuarve (përfaqësojnë statistikisht rreth 882 mijë banorë të rritur) duan që kryeministër të jetë dikush që s’e ka emrin as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, e as Ilir Meta. Më pas, lista e preferencave vazhdon si më poshtë:

Ramën e duan kryeministër 37.1% e të anketuarve (përfaqësojnë statistikisht rreth 761 mijë banorë të rritur); Berishën 15.1% e të anketuarve (përfaqësojnë statistikisht rreth 310 mijë banorë të rritur); Bashën 3% e të anketuarve (përfaqësojnë statistikisht rreth 62 mijë banorë të rritur); dhe Metën 1.8% e të anketuarve (përfaqësojnë statistikisht rreth 37 mijë banorë të rritur).

Të fundit

‘Përmbytën’ Finlandën me drogë, SPAK zbulon detajet e operacionit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar “Pietari”, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Në kuadër...

Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje ka thyer masën e sigurisë...

Cili është sekreti i trajnerit Conte? Përgjigjen e jep kampioni Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e...

Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një...

Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon...

Lajme të tjera

Web TV