Gazetari Blendi Fevziu ka denoncuar nëpërmjet rrjeteve të tij sociale se disa persona kanë hapur profile false se po kërkojnë para në emër të tij.
“Është mesazhi i tretë që marr nga persona të ndryshëm të cileve ju shkruajnë në emër tim nga profile fallco. Pothuajse të gjithë kërkojnë lekë si në mesazhin bashkengjitur. Profili im këtu dhe në facebook është profili i certifikuar”, shkruan ai në rrjetin e tij social.
Në një nga mesazhet e publikuara nga Fevziu, një qytetar i thotë se nëpërmjet profileve false të gazetarit, i kanë kërkuar 5 mijë euro për të zhvilluar një takim me këto të fundit.
Vetë Fevziu thekson se këto mesazhe janë false dhe nuk janë dërguar nga llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale./ S.M