Heidi flet për historinë në ‘Grande Fratello’: S’kisha fuqinë të ndaja ca gjëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Heidi Baçi ka folur për herë të parë për raportin e saj me Massimiliano Varrese-n në ‘Grande Fratello’. Pasi iu bë pyetja: “A është loja jote me Romeon e njëjtë me Massimiliano-n në “Grande Fratello”?, referuar marrëdhënies që ajo po krijon me Romeo Veshajn.

Heidi u shpreh se ka bërë një gabim dhe se me Massimilliano-n nuk ka ndodhur asgjë.

“Ajo situatë ka qenë shumë ndryshe. Unë kam pasur presion në atë shtëpi dhe faktikisht, kam bërë një gabim. Nuk kam pasur fuqinë të ndaja ca gjëra dhe rashë në një grackë ku kisha kundër gjithë shtëpinë në atë moment. Faktikisht, me atë njeriun nuk ka ndodhur asgjë. Më vjen keq që ma përdorni, por nuk ka lidhje fare. Është situatë jashtëzakonisht shumë larg, pasi atje kam qenë keq, tani kam ndryshuar. Ka qenë diçka delikate që u bë temë e madhe në të gjithë Italinë dhe nuk ka fare lidhje me marrëdhënien me Romeon, e cila është shumë të pastër, të bukur dhe më bën të lumtur”, tha ajo.

Një rikujtesë për atë që ka ndodhur në “Grande Fratello”:

Heidi, gjatë qëndrimit në “Grande Fratello”, krijoi një marrëdhënie me aktorin Massimiliano Varrese, 47 vjeç. Kjo lidhje e inatosi të atin e Heidit, Gentin, i cili takoi të bijën për t’i thënë se kishte gabuar dhe duhet të hiqte dorë nga raporti në fjalë./E.Ç

Të fundit

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV