Ke frikë se mos mbetesh beqar/e? Ja ç’të bësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fobia se mos mbetesh beqare quhet “Anuptaphobia”. E njohur ndryshe edhe si “Bridget Jones Syndrome”, ajo konsiston në frikën irracionale dhe të qëndrueshme të të mbeturit beqar/e ose të mos pasurit të një marrëdhënieje romantike.

Për krijimin e kësaj sindrome është përgjegjëse edhe shoqëria, e cila e lidh martesën me suksesin dhe lumturinë. Duke e bërë detyrimisht të vështirë për çdo njeri që ta mendojë jetën i vetëm, përcaktuar nga standardet sociale.

Po si mund të tejkalohet kjo frikë dhe mbi të gjitha standardet e paqena që ka vendosur shoqëria?

Psikologët theksojnë se për të kaluar frikën duhet të ripërcaktosh limitet e suksesit dhe kenaqësisë personale vetëm në mënyrën si ti do ta shohësh veten dhe botën.

Promovimi dhe nxitja e vetëbesimit është hapi i parë për t’u fokusuar te rritja në nivel personal. Është e rëndësishme të mos e lidhim lumturinë tonë si individë apo suksesin me marrëdhëniet romantike, apo me praninë e një personi tjetër në jetën tonë.

Sidoqoftë, nuk duhet harruar se të kesh raporte romantike të shëndetshme është e rëndësishme, por pa zhvillimin individual dhe personal, ato janë të destinuara për të dështuar.

Kur të ndjesh se ke arritur nivelin e duhur të vetëpërmbushjes mund të nxisësh veten të dalë nga zona e rehatisë për ndonjë takim ose njohje të re, pa lënë mënjanë gjithë punën që ke bërë me veten./E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV