Konferenca në Mynih, Rama batuta për Greqinë: Kur them kafe turke mos u keqkuptoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Konferencës së Sigurisë e cila po mbahet në Mynih Kryeministri, Edi Rama nuk ka kursyer  batutat kur është pyetur për raportet me Greqinë dhe kërcënimet e tyre për vendosjen e vetos ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai përmendi kafen turke në përgjigjen e tij por në fund e sqaroi se e tha për faktin se në Gjermani ka shumë turq.

“Së pari më duhet të them po kërkoni ekspresin e pamundur këtu në Gjermani do ta zbatoj këtë ekspres në fakt këtu më shumë se sa ekspres është kafe turke.  Kjo kafe do përbëhej nga uji që do të thotë çdo gjë do jetë në rregull, nga njëlloj mase pluhuri kafe që nënkupton shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Ishim në çift nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë por me Bullgarinë.

Meqë ne i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit unë mendoj se jemi tanimë çift. Pastaj zierja e këtij uji me këtë masë pluhuri kafe që bëhet gati për t’ia dhënë tani është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i BE që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve çka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Pasojat vihen në vetë këto vende. Kjo është gjëja më anti europiane  e mundshme. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin… Ndërkohë jemi në ato kohë nacionalizmi dhe këto gjepura mund t’ja dalin me sukses.”

Lexo edhe :  Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

“Pastaj përmendet kafen thatë s’ka kafe greke apo turke. Sepse ende nuk  është zgjidhur nëse është kafe turke apo greke.  Kur thashë kafe turke e thashë sepse ka turq në Gjermani dhe jo sepse nuk është kafe greke. U them miqve të mi grekë mos e keqkuptoni kafen”./E.T

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV