“Të ishe aktore në vitet 80’, quheshe k*rvë”/ Roza Lati: Mami im hëngri një…

Banorët e Big Brother VIP Albania shpesh ndajnë copëza nga jeta e tyre personale.

Së fundmi Roza Lati ka ndarë me Julian Deden një pjesë të rrugëtimit të saj të fëmijërisë, duke rrëfyer një episod dhune i cili i ka lënë trauma.

Teksa ndante historinë e saj, Roza u shpreh se kishte qenë dëshmitare si babai i saj kishte reaguar me agresivitet ndaj nënës së saj duke e goditur me grusht vetëm se kishe blerë një ibrik çaji pa e pyetur atë.

Ai e kishte goditur kaq fort sa që moderatorja tregon se Rita ishte detyruar të lëvizte zvarrë nga kuzhina deri te dhoma e gjumit.

Mami fshihet të nxirat që kishte nga dhuna kur i kërkonin foto në rrugë. Të ishe aktore në vitet 80’ ishe kurvë atë e ka përndjekur nami pa qenë.

Ajo thoshte më quajnë kurvë pa qen edhe me burrin po u ndava do më shajnë më shumë prandaj mua për opinion s’më plasë.

Ajo ka hëngër një grusht se kishte blerë një ibrik çaji pa e pyetur dhe u detyrua të ecte zvarrë” -shprehet Roza/   S.M