Bardhi dhe Noka në Devoll: Shtuam vështirësitë me përçarjen tonë!

Demokratët Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi janë ndalur në Devoll këtë të diel, ku janë takuar me banorë të zonës.

Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që pritet të mbahet më 20 shkurt ora 17:30.

“Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira që vinte nga çdo anëtar dhe simpatizant i PD. Unë jam i bindur se edhe ju ndani të njëjtën mendim që ndoshta për gabimet e lidershipit me përçarjen tonë ne jua shtuam vështirësitë. Ju kaluat gjithë bashkë një betejë të pabarabartë, luftuat me kandidatin tonë këtu, ishit të gjithë të bashkuar rreth kandidatit dhe u përballet rreth një gare. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që prisnim unë shoh vendosmërinë tuaj për të mos u dorëzuar, për ty përballur dhe për të fituar në zgjedhjet e 2025.

“Ja ku jemi sot, në vështirësi, por me një rreze shprese që buroi tek kërkesa juaj për tu bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë që Rama kishte tentuar të fustë jo vetëm opozitën por edhe shoqërinë. Me kërkesën tuaj ne luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritën që të bashkojmë edhe opozitën dhe nuk do të rreshtim në asnjë moment derisa të japim produktin tonë, një opozitë ë bashkuar për të gjunjëzuar këtë regjim kriminal.

Lexo edhe :  Braçe publikon videon nga “rruga e Salës”/Më pyesin njerëzit, kur do e çlironi këtë rrugë

Ne sot vijmë para jush me disa rezultate konkrete. Ne sot kemi krijuar një front të madhe rezistencë që do ti shtohen faktorë të tjerë opozitarë, do ti bashkohen qytetarët. Ne kemi një mision dhe në këtë mision nuk do të ndalemi, Misioni unë që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria dhe ne do t’ia arrijmë bashkë kësaj ditë”, tha Noka./kb