Real Madrid ndalet në barazim në transfertën e Rayo Vallecanos

Soccer Football - LaLiga - Rayo Vallecano v Real Madrid - Campo de Futbol de Vallecas, Madrid, Spain - February 18, 2024 Real Madrid's Luka Modric in action with Rayo Vallecano's Alfonso Espino REUTERS/Ana Beltran

Rayo Vallencano i bëhet pengesë Realit të Madridit në rrugën drejt titull kampion në La Liga. Skuadra nga rrethinat e Madridit, ku jep kontribut edhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, barazoi 1-1 në Vallecas me “Los Blancos”, të cilët e shohin të ngushtohet në tetë pikë diferenca me Barcelonën e vendit të tretë.

Në këtë ndeshje vendosën episode e pjesës së parë. Reali realizoi që në fillim me Joselu, që fillimisht iu mohua goli me pa të drejtë nga anësori, por gjithçka u konfirmua nga sistemi VAR, ndërsa vendësit barazuan me penallti.

Gjatë pjesës së dytë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte një tjetër gol që do të vlente fitoren.