Të rinjtë dhe vajzat po lënë fshatin për qytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi, me rënien më të madhe

15 mijë banorë janë zhvendosur brenda vendit gjatë vitit 2022. Të dhënat e ministrisë së Brendshme zbulojnë se Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi janë tre qarqet që po vuajnë më së shumti nga migracioni i brendshëm.

Numrin me të lartë të banorëve të zhvendosur e mban viti 2019 me 64 mijë banorë.  Sipas statistikave zyrtare, migrantët  e  brendshëm janë  përgjithësisht të rinj. Më  shumë se  50% e migrantëve të brendshëm i përkasin grup-moshës 20–34 vjeç, ndërkohë grup-mosha 30–24 vjeç përbën rreth 20% të tyre.

Po ashtu, vihet re se vajzat kanë një tendencë më të lartë për  të  migruar në krahasim me burrat. Për  vitin 2022, ato zënë 60.5% të numrit të përgjithshëm të migrantëve të brendshëm, duke pësuar një rritje me  1.97% nga viti 2021.

Gjatë 4 viteve të fundit, vihet re se Tirana ka një migrim të brendshëm pozitiv, duke përthithur shumicën e banorëve që braktisin zonat malore të vendit.

 

 

 

 

/O.S

Të fundit

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

Lajme të tjera

Web TV