E keni ditur! Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit.

Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje. Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qënë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar.

Këto janë disa arsye pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme?

Mund të mendoni se dëmi që vjen nga ushqimi mund të mos jetë fatal, por në të vërtetë është e kundërta. Në rastin e konservave situata është më kritike se zakonisht për disa arsye që i gjeni mëposhtë.

Para se ushqimet të futen në konserva ato ngrohen në mënyrë që të shkatërrohen bakteret e këqija që ndohen në to.

Sipas një studimi të Universitetit të McGill të cilit i referohet AgroWeb.org, ushqimet e konservuara janë të dëmshme. Kur ato ngrohen dhe qëndrojnë të konservuara për një kohë të gjatë humbasin çdo vlerë minerale.

Kontrolloni gjendjen e konservës

Për të qënë gjithnjë të sigurtë në ushqimet që konsumoni gjithnjë kontrolloni kutinë. Shikoni me kujdes në çfarë gjendje është metali i konservës para se t’a blini. Sa më i hollë të jetë ky metal aq më shumë përkulen anët e tij duke krijuar kështu të çara mikroskopike që prekin ushqimin tuaj.

Konservat e dëmtuara dhe helmimi nga ushqimi

Departamenti i Agrikulturës në SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se gjatë dëmitmit të kutive të konservave brenda tyre mund të zhvillohen forma bakteresh helmuese.

Këto baktere të rralla mund të prekin sistemin nervor dhe të shkaktojnë helmime të tmerrshme nga ushqimi. Simptomat përfshijnë turbullim të shikimit, vështirësi në frymëmarrje apo përtypje. Kjo njihet ndryshe si sëmundja e botulizmit, një gjendje ku trupit pushtohet nga toksinat nervore te shkaktuara nga bakteret.

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Megjithëse është një sëmundje e rrallë evitoni sa më shumë kutitë e konservave të dëmtuara sadopak./E.T

Të fundit

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të...

“PD, parti që shkel ligjin”/ Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas...

Uji i çezmave publike në Rrëshen i ndotur, ndërpritet furnizimi

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Mirdite ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me ujë nga çezmat publike të vendosura së fundmi në qytet, pasi...

“Burri im është ushtar”/ Trump preket nga gazetarja ukrainase

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një moment emocional me një gazetare ukrainase gjatë një konference për shtyp në përfundim të Samitit të...

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij...

Lajme të tjera

Web TV