Gazetarja italiane bën pjesë të përditshmërisë çantën me motive tradicionale shqiptare

Cristina Parodi, gazetarja e famshme italiane dhe me një përvojë të gjatë mediatike, ka ndarë me ndjekësit e saj se është shumë e dhënë pas udhëtimeve dhe zbulimit të vendeve të reja.

Themeluesja e programit të njohur “Verissimo”, i cili ka mirëpritur edhe disa personazhe të famshëm shqiptar, që kanë bërë bujë me sukseset e tyre nëpër botë, ka ndarë një postim në Instagram. Mes një kolazhi fotosh, ajo që vihet re është një çantë që gazetarja e ka blerë në Shqipëri, teksa ka vizituar Tiranën dhe qytetin historik të Beratit. Çantë, që siç duket tashmë e ka bërë pjesë të përditshmërisë së saj./E.Ç