Shfrytëzoi nipin për të ardhura në “TikTok”, momenti i arrestimit të Natasha Rombulas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kuçovës, ka vënë në pranga dy shtetas babain dhe gjyshen e të miturit, e 10 –vjeçarit, pasi shfrytëzonin me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale.

Ky është momenti i arrestimit të Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulas.

Natasha dhe i biri janë prangosur, pasi akuzohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.

Natasha është kthyer në kryefjalë të këtij rrjeti social, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku djali 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcin me babin e tij, tanimë i arrestuar.

I mituri mësohet se kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës./E.T


Të fundit

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Lajme të tjera

Web TV