Trump: Amerika po kthehet në një vend komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump e krahasoi veten me Alexei Navalny, duke deklaruar se është një i përndjekur politik.

“Kjo po ndodh edhe në vendin tonë. Ne po kthehemi në një vend komunist në shumë kuptime. Dhe nëse e shikoni këtë, unë jam kandidati kryesor. Dhe unë jam duke u paditur”, tha ai gjatë një debati televiziv në Fox News.

“Navalny ishte një person shumë i guximshëm sepse ai u kthye në Rusi. Ai mund të kishte qëndruar larg. Dhe, sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe t’i fliste njerëzve të tij nga jashtë në vend që të kthehej”, shtoi ish presidenti amerikan.

Ai përsërit pretendimin se e njëjta gjë me përndjekjet politike po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara.

“Jam paditur katër herë… të gjitha herët vetëm për faktin se jam aktiv në politike, për gjëra qesharake”, tha Trump.

Atij i është përgjigjur presidenti amerikan, Joe Biden, duke e kritikuar që nuk fajësoi Vladimir Putin për vdekjen e opozitarit Navalni.

“Pasi lideri i opozitës, Alexei Navalny vdiq në një burg rus javën e kaluar, ish-presidenti Trump dhe republikanë të tjerë refuzuan ta mbanin Putinin përgjegjës për vdekjen e tij. Në vend të kësaj, Trump tha se vdekja e Navalny-t e bëri atë të kuptonte se sa e keqe është Amerika. Ai tha, dhe unë citoj, ‘ne jemi një komb në rënie, një komb i dështuar’. Pse Trump fajëson gjithmonë Amerikën? Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Pse Trump nuk mund ta thotë këtë?” Është shprehur presidenti amerikan Joe Biden.

Ka shumë gjasa që Trump dhe Biden të ndeshen sërish për çelësat e Shtëpisë së Bardhë, teksa presidencialet e këtij viti nuk po prodhojnë asnjë kandidat tjetër të aftë për të marrë pëlqimin e amerikanëve./O.S

Të fundit

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, reagon Sindikata e Punonjësve të Medias

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër...

“Goditje” për Trump! Moody’s ul vlerësimin e kreditit të SHBA

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka ulur vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nga niveli Aaa në Aa1, duke hequr kështu edhe statusin...

Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë. E megjithatë ajo mund...

Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar...

PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për nisjen e numërimit të votave nga Greqia

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një ankim ndaj vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili...

Lajme të tjera

Web TV