Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak, infarktit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri, rreth një në 20 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorin cigaret elektrike dhe shumë prej tyre pretendon se e bën këtë sepse ato janë më të shëndetshme se sa cigaret normale.

Por, cigaret elektrike janë ende jo fort të njohura ndërkohë që studimet e shumta që po bëhen po tregojnë se ato nuk janë shumë të sigurta.

Studimi më i fundit i kryer nga shoqata amerikane e zemrës, ka zbuluar se atakët kardiakë janë afro 60 për qind më të pranishme tek ata që përdorin cigaret elektrike, që janë po ashtu 71 për qind më shumë të rrezikuar për infarkte.

Kur cigaret elektrike nisën të shfaqen në raftet e dyqaneve të duhanit, ato shpesh reklamoheshin si një ndihmë për duhanpirësit për të braktisur vesin. Por tani, është bërë e qartë se ato po bëhen një shtesë në vend që të zëvendësojnë cigaret e zakonshme.

Duhanpirja është shkaku numër një për kancerin në mushkëri, dhe avulli nga cigaret elektrike, deri më tani duken të sigurta për mushkëritë. Por, sipas këtij studimi të fundit, cigaret elektrike janë po aq të dëmshme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular sa edhe cigaret tradicionale./E.Ç

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Lajme të tjera

Web TV