Helmimi i 11 personave në kompaninë koreane në Fier, punonjësi: U shkaktua nga kimikatet

Sapo kanë dalë nga puna punonjësit e turnit të paradites në kompaninë koreane në Fier.

Asnjë prej tyre nuk pranon të tregoje detaje rreth ngjarjes së mbrëmshme ku dyshohet se si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjatë një procesi të ri pune, u intoksifikuan disa punonjës.

Një prej tyre pohon se pavarësisht ngjarjes, puna vijon normalisht teksa ka theksuar se përdorimi i kimikateve ka qenë shkaktari kryesor i kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë përfaqësuesit e firmës refuzojnë kategorikisht të japin një informacion zyrtar ne lidhje me ngjarjen./O.S