Detajet e rënda/ Familja e dinte se 19-vjeçarja vrau të atin, e ndihmuan ta varrosnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur opinionin publik. Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje.

Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë.

Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve, dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit, përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë./e.t

Të fundit

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete...

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i...

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin...

Lajme të tjera

Web TV