Video/ Vrau të atin dhe e groposi, çohet në vendin e ngjarjes 19-vjeçarja Hygerta Meta

Vajza që shihni në këtë video, me maskë Covid është Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila akuzohet për vrasjen dhe groposjen e babait të saj, Pëllumb Meta (Lexo më shumë).
Pamjet që përcjell gazetarja Enkeleda Arapi, vijnë nga shtëpia e familjes Meta në Shënavlash të Durrësit, aty ku u zbulua krimi i rëndë.


Siç mund të shihet, 19-vjeçarja mbahet për krahu nga një oficere policie, ndërsa hetuesit i bëjnë pyetje. Pikërisht tek kjo kasolle që ndodhet në oborrin e shtëpisë, ajo varrosi të atin, pasi e ekzekutoi atë me armë zjarri./O.S