Shtëpia e ankandeve “Christie’s” deri më 28 shkurt do të shes sendet personale të Elton John, të koleksionit të muzikantit duke përfshirë një jumpsuit joshës prej fildishi dhe floriri nga fillimi i viteve 1970, të dizajnuara nga Annie Reevey për 12,600 dollarë.

Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.
Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road. Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf.
Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton./kb