Disa shtete ndalojnë shitjen e “flokëve të sheqerit”, dyshohet se shkakton kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shtete indiane mendojnë se pambuku i sheqerit ose flokë-sheqeri shkakton kancer dhe kanë ndaluar menjëherë shitjen e këtyre ëmbëlsirave. Javën e kaluar, shteti jugor i Tamil Nadu zbatoi ndalimin pasi testet laboratorike konfirmuan praninë e një substance që shkakton kancer, Rhodamine-B, në mostrat e dërguara për testim. Kimikati jep një nuancë rozë fluoreshente dhe përdoret për të ngjyrosur tekstile, kozmetikë dhe bojëra.

Në fillim të këtij muaji, territori i bashkimit të Puducherry ndaloi ëmbëlsirën, ndërsa shtetet e tjera kanë filluar testimin e mostrave të saj. Pambuku i sheqerit, i quajtur edhe buddi-ka-baal (flokët e gruas së vjetër) në Indi për shkak të pamjes, është një ëmbëlsirë e njohur nga fëmijët në mbarë botën madje edhe në Shqipëri. Por disa zyrtarë indianë thonë se kjo ëmbëlsirë është më e dëmshme se sa duket.

Satheesh Kumar, oficer i sigurisë ushqimore në qytetin Chennai në Tamil Nadu, i tha gazetës Indian Express se kontaminuesit në pambuk mund të çojnë në kancer dhe të ndikojnë në të gjitha organet e trupit. Ekipi i tij bastisi shitësit e ëmbëlsirave në një plazh në qytet javën e kaluar. Z. Kumar tha se ëmbëlsirat e shitura në qytet ishin prodhuar nga shitës të pavarur dhe jo fabrika të regjistruara./E.Ç

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV