Belen Rodriguez rikthehet me ish-in pas 6 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë më parë historia mes Belen Rodriguez dhe Elio Lorenzoni mori fund, por jeta romantike e argjentisases duket si mos më mirë.

E përjavshmja Chi ka fotografuar showgirl-in në shoqërinë e Bruno Cerella, basketbollist me të cilin duket se ka rizbuluar ndjenjat e vjetra. Pas periudhës së vështirë nga ndarja me Stefano De Martino dhe depresionit, ajo nisi një romancë me Elio Lorenzoni, me të cilin ishte gati të martohej e duket se mori edhe një propozim. Por, gjërat ndryshuan rrjedhë dhe ata u ndanë.

Tani një ish i saj është rishfaqur, basketbollisti me të cilin ajo ka pasur një lidhje në vitin 2018 dhe me të cilin duket se ka gjetur sërish buzëqeshjen e saj, lexojmë në revistën e cila tregon fotot e tyre. Çifti duket i buzëqeshur teksa po shijon një mbrëmje në një klub milanez, në festën e një miku, Giorgia D’Autorio: “Me Brunon, Belen është gati të bëjë një ndryshim”.

“Prej muajsh nuk e kishim parë showgirl-in kaq të buzëqeshur” shkruan revista e cila për të shoqëruar rrëfimin e mbrëmjes ka shtuar pamjet ku shihet basketbollisti argjentinas teksa shkon për të marrë prezantuesen: “Më pas, pasi u larguan nga festa, u drejtuan në shtëpinë e tij”.

Belen dhe Bruno ishin bashkë në vitin 2018, pasi argjentinasi u nda nga Andrea Iannone. E përjavshmja Chi thotë se showgirl-i nuk do ta kishte harruar kohën e bukur të kaluar me basketbollistin, me të cilin vendosi të buzëqeshte sërish. “Një fillim i ri premton të bëhet me një kampion, një sportist, me dikë që e di se asgjë nuk është e garantuar”, lexojmë. Ndërkohë, ende heshtja absolute për Elio Lorenzonin, i cili u zhduk papritur nga jeta e Rodriguez-it pas propozimit për martesë./E.Ç

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV