Dua Lipa i kopjoi këngën? Soni Malaj: Ia falim

Në një intervistë të fundit për emisionin “E diela jonë” në Radio Televizionin Shqiptar, këngëtarja Soni Malaj u ndal në ngjashmërinë e këngës së saj “Fuoristrada” dhe këngës së Dua Lipës “Dance The Night”.

Duke rikujtuar fillimet e saj në muzikë me grupin ‘Spirit Voice’, Soni ndau disa kujtime dhe emocione nga festivali “Këngët e Stinës” ku kënga e tyre “Fuoristrada” ishte prezantuar për herë të parë në 1997.

Por qëllimi kryesor i diskutimit u bë ngjashmëria mes kësaj kënge të njohur shqiptare dhe “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi në 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”. Kjo ngjashmëri ka shkaktuar komente dhe spekulime në internet.

Kur u pyet në lidhje me marrjen e të drejtave nga Dua Lipa për përdorimin e elementeve të këngës së saj, Soni u shpreh: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim.”/E.Ç