Filmi për jetën e Michael Jackson: Ja ç’dihet deri tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gjithë prodhimeve që janë bërë dedikuar jetës së Michael Jackson, ky që po përflitet së fundmi mezi po pritet nga fansat. Një prodhim që vjen si bashkëpunim i Lions Gate dhe Universal Pictures, tashmë ka zbuluar pothuajse të gjithë kastin e aktorëve që do jenë protagonistë.

Jayden Harville do luajë Jermaine Jackson, Jaylen Lyndon Hunter do personifikojë Marlon Jackson, Judah Edwards do jetë Tito Jackson, Nathaniel Logan McIntyre vjen si Jackie Jackson dhe siç është konfirmuar më herët Juliano Krue Valdi do jetë Michael Jackson i ri.

Por kasti do ndryshohet sërish kur ngjarjet të zhvendosen në jetën e Michael kur ishte i rritur, me Jamal R. Henderson si Jermaine, Tre Horton si Marlon, Rhyan Hill si Tito dhe Joseph David-Jones si Jackie. Ata do performojnë të gjithë krah nipit të vërtetë të Michael, Jaafar Jackson, roli i të cilit si protagonist u njoftua në 2023-shin.

Ky prodhim po pritet me shumë emocion nga fansat, por edhe vetë nga stafi prodhues. Regjisori, Antoine Fuqua, i njohur për “Training Day” dhe “The Equalizer” ka deklaruar se kasti është i mrekullueshëm.

Pritet që shumë shpejt të zbulohet edhe data kur do nisë puna. Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë në 2009-ën në moshën 50-vjeçare. Filmi në fjalë do trajtojë gjithë jetën dhe karrierën e tij në mënyrë të përmbledhur./E.Ç

Të fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Lajme të tjera

Web TV