Sherr mes fqinjëve/ Parandalohet ngjarja kriminale në Pukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr mes fqinjëve për motive pronësie që ka rrezikuar të përshkallëzohet në ngjarje kriminale, është parandaluar ditën e sotme nga uniformat blu në fshatin Micoj të Fushë Arrëzit.

Në pranga ka përfunduar 50-vjeçari me iniciale A.C., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka kanosur me kallashnikov fqinjin e tij, 35-vjeçarin me iniciale Y.C.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kallashnikovin dhe një krehër me fishekë, të cilati arrestuari i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Kanosi me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, gjatë një konflikti për motive pronësie, Policia arreston në flagrancë 50-vjeçarin.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, që i posedonte 50-vjeçari, pa leje. 

Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri  kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit...

Mick Jagger fejohet me balerinën 44 vite më të re

Mick Jagger është fejuar zyrtarisht për herë të tretë. Artisti 81 vjeç, dhe Melanie Hamrick, 37 vjeç, kanë qenë të fejuar në heshtje për “dy...

Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën dhe flet për raportin me Zayn Malik

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë. Supermodelja 29-vjeçare, e...

“Ftova çunin problematik”, Rama prezanton këngën e fushatës së PS nga Noizy

Rama ka prezantuar këngën e fushatës të PS, të kënduar nga Noizy. “Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, uë kam sjellë surprizë...

Elisa Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre që s’dolën dot as vetë?

Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, në çeljen e fushatës, u shpreh se kryeqyteti do të jetë fitorja e madhe...

Lajme të tjera

Web TV