Debati i djeshëm mes Eglës dhe Ledjonës nuk është pritur aspak mirë nga gazetarja, e cila ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.
Teksa ka qenë në dhomën e gjumit së bashku me Erjolën, Ledjona është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia pasi e ka marrë malli për vajzën.
Pjesë nga biseda në dhomën e gjumit mes dy banoreve:
Ledjona: Më ka marrë malli për vajzën, çfarë të bëj më këtu?
Erjola: Po rri moj se je pretendente për fitore.
Ledjona: Mos qaj, kemi jetën jashtë. Plus që jam shumë e ngarkuar dhe kaq. Nuk dua të rri më. Vazhdojeni.
Erjola: Hajde këtu. Si të ikësh ti, ti je shembull?
Ledjona: Nuk ka gjë. Mos u mërzit. Unë ofendohem, unë shahem dhe Egla ngrihet.