Studimi/ Rregullimi dhe trajtimi i flokëve rrit vetëbesimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të kesh flokë të bukur e të rregulluar ndikon shumë në rritjen e vetëbesimit tek një grua dhe sipas një hulumtimi, 56 % e grave kanë ndryshuar flokët e tyre deri në 8-10 vjetët e fundit. Siç raportohet nga mediet britanike, të kesh flokë të sapolarë dhe të rregulluar ose t’i ndryshosh ato në një ngjyrë të re, janë ndër 10 gjërat kryesore që i ndihmojnë gratë të ndihen mirë me veten.

Një sondazh, me 2,000 gra, zbuloi se më shumë se gjysma kanë provuar deri në gjashtë ngjyra të ndryshme gjatë dekadës së fundit, dy ngjyrat me popullaritet të madh ishin ajo kafe me 28% dhe bjonde me 17%. Ndërkohë, 15% e tyre pëlqejnë që ngjyra e flokëve të jetë me një përzierje të ngjyrës kafe dhe bjonde.

Dhe për ato që janë pak më të guximshme, e kuqja, argjendi, vjollca, madje edhe stili shumëngjyrësh, u shfaq ndër 10 nuancat që do të zgjidhnin gratë për flokët e tyre. Sipas studimit, doli se 24% e këtyre grave ndihen të entuziazmuara për ndryshimin e flokëve me një të katërtën që ndjehen gjithmonë të lumtura kur vjen koha për ta bërë këtë. Hulumtimi u krye nga marka e kujdesit të flokëve, OGX.

Ndërkaq, një ekspert i flokëve dhe skalpit ka dhënë një paralajmërim për furçat masazhuese të kokës të cilat janë bërë virale në rrjet. Informacioni u nda nga marka ikonë e kujdesit të flokëve “Philip Kingsley” në TikTok, të cilët kanë klinika me bazë si në qytetin e New Yorkut ashtu edhe në Londër.

Glenn Lyons, Drejtor Klinik i Klinikës Trikologjike Philip Kingsley në Londër, shpjegoi se njerëzit duhet të përdorin me kujdes furçat e skalpit që janë bërë virale, pasi mund të jenë të dëmshme për flokët nëse përdoren në mënyrë të gabuar. “Kërkimet e fundit sugjerojnë se masazhi i kokës ndihmon në përmirësimin e furnizimit me gjak dhe marrjen e lëndëve ushqyese në gjëndrën e flokëve. Megjithatë, efeket janë minimale”,-tha ai./O.S

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV