Flet për luftën në Gaza/ Izraeli pranon të ndryshojë këngën për në Eurovision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurovision i ka kërkuar Izraelit që të ndryshojë tekstin e këngës “October Rain” nga artistja Eden Golan. Kënga ka referenca të sulmit të Hamasit pranë Tel Aviv më 7 tetor 2023 dhe siç dihet, është fillesa e luftës së përgjakshme në Gaza.

Izraeli ka pranuar të ndryshojë tekstin, për të mbajtur neutralitetin politik, pasi rrezikonte skualifikimin nga gara që do të mbahet më 11 maj në Malmö, Suedi.

“October Rain” është një baladë, në të cilën ka vargje si: “Nuk ka më ajër që të marrim frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”, referuar pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe njerëzve të vrarë në festivalin e muzikës.

Sipas Kan, transmetuesit kombëtar të Izraelit, u është kërkuar tekstshkruesve të rishikojnë vargjet, duke ruajtur edhe lirinë e tyre artistike.

Më pas, do të zgjidhet versioni që do të dërgohet në Eurovision. Kan e ka pranuar kërkesën e Eurovision, pasi edhe kryeministri i vendit, Isaac Herzog, pranoi që të bëhen ndryshime.

“Presidenti theksoi se në këtë moment, ku kërkohet të veçohet dhe të bojkotohet shteti izraelit në çdo fazë, Izraeli duhet të kumbojë me zërin e tij me krenari dhe kokën lart dhe ta ngrejë flamurin e tij në çdo forum botëror.
Sidomos këtë vit”, u shpreh Kan në deklaratë./E.Ç

Të fundit

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

Lajme të tjera

Web TV